Zaev për ngjarjet në Uashington: Dhu*na duhet të dënohet, demokracia do të mbizotërojë


Pamjet nga Uashingtoni natën e kaluar janë shqetësuese. Dhu*na duhet të dën ohet. Shpresojmë dhe besojmë se demokracia do të mbizotërojë shkruan kryeministri Zoran Zaev në Twitter me rastin e trazirave të mbrëmshme në Uashington.

“Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara” tha Zaev në mesazhin e tij në Twitter.

Ndryshe, mbrëmjen e djeshme kaosit në Kongresin amerikan e la Amerikën të lëkundur ndërsa politikanët në të gjithë botën të tronditur dhe të shqetësuar.

Në një skenë të paparë në historinë moderne të SHBA-së mbështetës të presidentit në largim Donald Trump su*lmuan dhun*shëm ndërtesën e Kongresit në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.