Zaev për ndeshjen: Fqinjësia e mirë është kujdes dhe respekt që zgjatë me shekuj


Kryeministri Zaev ka uruar lojtarët e Maqedonisë për fitoren ndaj Kosovës.
Në rrjetin social Facebook, Zaev thekson se futbolli është lojë dhe adrenalinë ndërsa golat janë numra në fund të ndeshjes. Ai thekson se fqinjësia e mirë është vigjilencë dhe respekt që duhet të zgjasë me vite, dekada dhe shekuj.

“Futbolli është një lojë, adrenalinë dhe shpirt ekipi. Golat janë vetëm një numër në fund të 90 minutave. Ndërsa fqinjësia e mirë është vigjilencë dhe respekt që duhet të zgjasë me vite, dekada dhe shekuj. Urime për futbollistët tanë, krenarinë tonë, ekipin tonë që po ecën përpara drejt renditjes evropiane! Urime ekipit të Kosovës lojën e mirë”, ka shkruar kryeministri Zaev në Facebook.
Ndeshja Maqedoni – Kosovë përfundoi me rezultat 2 me 1 për nikoqirët.