Kryeministri Zoran Zaev, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se në tremujorin e dytë të vitit 2021 papunësia është ulur në 15.9%.
“Papunësia në tremujorin e dytë të vitit 2021 është ulur në 15.9%. Shkalla e punësimit është ende mjaft e lartë te burrat, në 55.8 përqind dhe është shumë afër mesatares së BE-së (60 përqind), ndryshe nga gratë ku kjo normë është 38.7 përqind. Kjo qeveri është e angazhuar për të korrigjuar këtë çekuilibër përmes masave aktive të punësimit, ku këtë vit, për herë të parë, parimi i përdorimit të këtyre masave u prezantua në raport prej 60 përqind për gratë dhe 40 përqind të buxhetit që do të ndahet për të mbështetur punësimin e meshkujve”, ka shkruar Zaev.