Zaev për DW: Datën e morrëm, t’i rrekemi punës për reformat


Marrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, në Maqedoni është parë nga këndvështrime të ndryshme nga pushteti dhe opozita.

Të parët e quajnë moment historik, kritikët thonë se është një tjetër shtyrje dhe zhgënjim për vendin. Në një intervistë për Dojçe Velen (DW) edicioni maqedonisht, kryeministri, Zoran Zaev thotë është fakt historik dhe nuk mund të ketë tjetër përshkrim.

Ai ka falenderuar posaçërisht kancelaren Angela Merkel për mbështetjen e njëkohësisht ka komentuar edhe qëndrimin e Francës dhe Holandës kundër zgjerimit, duke përjkujtuar se  Konsolidimi i BE-së do të jetë i plotë kur BE-ja i pranon vendet e Ballkanit Perëndimor që përmbushin kushtet e domosdoshme.

“Ne kemi marrë një datë për negociatat: qershorin e 2019-s. Deri atëherë, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë nga Komisioni Europian, ne do të punojmë për përmbushjen e kritereve,  zbatimin e fazave në Marrëveshjen me Greqinë dhe finalizimin e reformave. Bashkimi Europian dhe krerët e të gjitha shteteve anëtare e njohën Republikën e Maqedonisë si vend të ndryshimeve pozitive, të procesit të reformës dinamike, përfshirjes dhe dialogut të hapur. Maqedonia u njoh si një vend me vullnet politik të fortë dhe të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët. Një vend që kontribuon në konsolidimin e Bashkimit Europian”,thotë Zaev.

Të gjitha mosmarrëveshjet dhe kritikat ndaj këtij vendimi të madh nuk shkojnë përtej interesave partiake, thotë Zaev.

Kryeministri i vendit potencon se vendi ka kapacitet të realizojë reformat në  gjyqësor dhe hetimet proaktive, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe ato në nivel të lartë; shërbimet sekrete dhe të sigurisë dhe reformën e administratës publike, deri në qershorin e ardhshëm.

Me strategjinë për reforma në sistemin ligjor dhe me ligjet që kemi zbatuar, reforma në këtë sektor ka filluar. Së shpejti do të miratojmë Ligjin e ri për Parandalimin dhe Luftën kundër korrupsionit, me qëllim që të sigurojmë një energji të re dhe angazhim të Komisionit për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe të sigurojmë një mekanizëm për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit, si dhe pavarësinë e plotë dhe maksimale të atij organi. Ne kemi Strategjinë e re për reforma në administratën publike. Bazuar në parimet e saj ne kemi filluar procesin e reformës. Edhe një herë: ne kemi të gjitha argumentet për të thënë se rekomandimet e vendosura me datën për negociata, do të zbatohen plotësisht!”, është decid Zaev.

Sipas tij të gjitha këto pika kanë kaluar nëpër fazën e parë të procesit të reformës me Planin 3-6-9 për reforma urgjente dhe do të intensifikohen më tej me planin e ri gjithëpërfshirës të reformës18 që do të miratohet shumë shpejt. (