Zaev për Ditën e Republikës: Ilindeni është ndriçues që e tregon rrugën drejt të ardhmes së sigurt, Ilindeni është fitore për të gjithë që lëvizin përpara

Sot 2 Gushti – Dita e Republikës, japim nderime ndaj të kaluarës tonë heroike, thekson kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në urimin drejtuar deri tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e festës së madhe shtetërore.

Paraardhësit tanë të Kryengritjes së Ilindenit dhe të mbledhjes së KAÇKM-së, nënvizon Zaev, i çuan qytetarët ndaj lirisë, pavarësisë dhe bashkimit dhe i vendosën themelet e shtetit bashkëkohor, të pavarur dhe sovran maqedonas, të njohur nga tërë bota.

“Lu*fta për lirinë e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në vendin tonë vazhdimisht ka sjell fitore me të cilët së bashku e hapëm rrugën përpara. Ilindei është ndriçues i madh që e tregon rrugën drejt të ardhmes së sigurt. Ilindei është fitore për të gjithë të cilët lëvizin përpara. Sot jetojmë në një shtet të bazuar në Manifestin e Krushevës dhe Manifestin e KAÇKM-së. Idetë dhe vlerat e shënuara në këto dokumente pa kohë nga historia jonë sot janë realiteti ynë”, thekson lideri i LSDM-së, Zaev.

Si qytetarë të përgjegjshëm, potencoi ai, vazhdojmë të udhëhiqemi nga imazhi dhe veprat e ilindenasve dhe pjesëmarrësve në Luftën Nacionalçlirimtare dhe me nder dhe obligim i realizojmë idealet tona.

“Së bashku me ju, të nderuar qytetarë, vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet të lirë, demokratik dhe të përbashkët, vend mik i rajonit dhe botës. Krenarë të së kaluarës së lavdishme, edhe më të vendosur hapërojmë drejt të ardhmes së ndritshme – Maqedonia e Veriut shtet i respektuar, anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe negociuese me BE-në”, thotë kryetari i LSDM-së Zaev në urimin me rastin e 2 Gushtit-Ilinden.