Ndërkohë i pyetur nëse do të deklarohej si shqiptarë vetëm e vetëm që të punësohet në një institucion shtetëror Zaev me përgjigje se ai është maqedonas dhe gjithkund do të deklarohet si i tillë.
“Jo unë jam maqedonas dhe gjithmonë do të deklarohem si maqedonas. Nuk ka nevojë për kurrfarë manipulimi të të dhënave apo prononcimi të rrejshëm. Sepse nëse kemi shqiptar që është prononcuar si maqedonas apo maqedonas që është deklaruar si shqiptarë atëherë kjo është mashtrim me të dhënat për të arritur një qëllim që nënkupton më herët apo më vonë do të vërtetohet” deklaroi Zoran Zaev sipas të cilit gjithkund ku janë vërejtur raste të këtilla konkursi duhet të anulohet.
“Gjithkund ku kam dëgjuar, kam intervenuar menjëherë se kjo nuk mund të keqpërdoret, duhet të korrigjohet dhe ai konkurs duhet menjëherë të anulohet” tha Zaev.