Zaev: Patjetër duhet të ketë regjistrim të popullsisë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, në një dalje për media foli edhe për regjistrimin e popullsisë. Ai u shpreh se regjistrim të popullsisë patjetër duhet të ketë. Ndër të tjera, tha se ekipi është kompletuar dhe regjistrimi do të fillojë më 5 shtator ashtu edhe siç është paraparë.

“Regjistrimi fillon më 5 shtator. Apeloj të jemi serioz, 20 vjet nuk kemi regjistrim. Regjistrim patjetër duhet të ketë. Pas 20 vitesh a jemi shtet a jemi komb, çfarë jemi? Patjetër të ketë regjistrim. Falemnderoj qytetarët të cilët kanë aplikuar (për regjistrues rajonal) dhe ekipi është kompletuar. Gjithçka është gati për regjistrimin”, u shpreh Zaev.