“Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare deri te ato të rregulltat, të vitit 2024”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev në takimin me ministrin austriak për punë të jashtme, Mihael Linhart.
Zaev ka bërë të ditur se kemi shumicë parlamentare stabile dhe se pret rritje të saj.
“Kemi shumicë parlamentare stabile, presim edhe rritje të shumicës, nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare – përkundër atyre të rregulltave në qershor të vitit 2024. Qeveria do të përkushtohet në zhvillimin e fuqishëm të ekonomisë”, ka thënë mes të tjerash Zaev, transmeton TV21.
Ndërkaq, në publik kanë qarkulluar informacionet se Alternativa do t’i bashkohet shumicës aktuale, megjithatë nga partia që udhëhiqet nga Afrim Gashi kanë mohuar këtë gjë duke thënë se mbeten parti opozitare.
Nga ana tjetër, kryeministri Zaev për TV21 paraprakisht ka konfirmuar se nesër do të zhvillohet takimi mes tij dhe Gashit. Por, nga partia e Alternativa për TV21 nuk kanë treguar se me çfarë kushtesh do të ulen në tryezë, duke vlerësuar se këso takime ka pasur edhe në të kaluarën, shkruan TV21./21Media