Zaev: Pagat janë rritur dukshëm dhe mund të bëhet dallim


Efektet financiare nga pakot e masave ekonomike qeveritare tregojnë për dalje nga kriza dhe rimëkëmbje të ekonomisë. Pagat janë rritur në arsim, shëndetësi, armatë, shëndetësi, në sektorin privat me subvencionimin e pagave. Nuk mund të them se është e mjaftueshme por me të vërtetë është e dukshme dhe mund të bëhet dallim, deklaroi pasdite kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve dhe paralajmëroi për në vjeshtë rritje të buxhetit edhe në gjyqësor.

Në pyetjen e deputetit nga radhët e LSDM-së, Martin Kostovski për atë se çka sollën politikat e Qeverisë në pjesën e avancimit të të drejtave të punëtorëve, Zaevi theksoi se një nga efektet më të mëdha i cili shkaktoi spiralë të ngritjes së pagave është paga minimale dhe Ligji për pagë minimale nga viti 2017.

“Në vitin 2017 kishim page minimale 9.000 denarë, tani ajo është 15.000 denarë dhe nuk ka më sektorë të cilët kanë pagë nën minimalen siç ishte para vitit 2017. Kjo nënkupton rritje pre 6.000 denarë ose 72.000 për një person në vit te secili punëtor. Rritja e pagave në arsimin e fillor dhe të mesëm është për 2.100 denarë, 3.200 për arsimin e lartë. Paga mesatare në shëndetësi e rritëm për 4.700 denarë, në mbrojtje ndërmjet 3.000 dhe 6.000 denarë varet nga vendi i punës”, tha Zaevi.
Ai shtoi se punëtorët socialë marrin page më të madhe për 6.700 denarë në krahasim me vitin 2015, për edukatoret për gati 5.000 denarë, ndërsa në bujqësi përveç barazimit të pagës minimale pagat janë rritur për 4.600 denarë.

Përmes subvencionimit të firmave për rritjen e pagave të punëtorëve deri në 6.000 denarë, 200.000 punëtorë në shtet kanë paga të rritura. Ai tregoi edhe për zgjidhjen e problemit me Ligjin për punëtorët e falimentuar me të cilin gjithsej 12.000 të falimentuarve iu paguhet kompensim mujor prej 8.000 denarë, ndërsa punohet edhe në ligj të ri me të cilin do të përfshihen edhe punëtorët e tjerë të falimentuar.

Me katër pakot ekonomike theksoi Zaevi, janë ruajtur më shumë se 100.000 vende të punës, në baza të ndryshme janë ndihmuar mbi 400.000 qytetarë.
Kostovski pas përgjigjes tha se e sheh të arsyeshme që të falënderojë dy deputetët nga shumica parlametare të cilën në skfanderë votuan për miratimin e pakos së pestë të masave ekonomike në Qeveri. Në frymën e 1 majit dhe Kuvendit, tha, do të angazhohet për avancimin e të drejtave të deputetëve.