Zaev: Numri i të infektuarve të rinj, pasojë e drejtpërdrejtë e mospunës së Çulevit

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Numrat e personave të sapoinfektuar që i regjistrojmë këtyre ditëve janë pasojë e drejtpërdrejtë e mospunës, populizimit dhe përfitimit partiak të ministrit teknik, Naqe Çulev dhe shefit të tij, Hristijan Mickoski, ka njoftuar në profilin e tij në Fejsbuk, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Me deklaratën kryesisht të papërgjegjshme, të lirë dhe populiste se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen kur nuk i respektojnë masat, thekson Zaev, “Çulev nxit mosrespektim dhe shkelje të masave kufizuese dhe detyrimeve”.

“Opinioni në raste të shumta ka qenë dëshmitar i shkeljeve masive të ndalesës për lëvizje, ndalesës për grupim, mosrespektim të pajisjes së detyrueshme mbrojtëse, ndërsa policia e udhqëhequr nga Çulevi nuk ka ndërmarrë asgjë. Çulev dhe Mickoski nuk kanë asnjë respekt as edhe ndaj punonjësve shëndetësor, as edhe ndaj ekspertëve nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Në vend se ta mbështesin punën e Komisionit, ata kërkojnë shkarkimin e saj dhe me këtë i japin ngjyrë politike epidemiologjisë dhe duan t’i vendosin qytetarët në situatë jo të mirë”, ka thënë Zaev.

“Mickoski dhe Çulev janë mishërim i papërgjegjësisë që udhëhiqen nga gjendja ‘sa është më keq për qytretarët, aq është më mirë për partinë e tyre’. Kjo sjellje antipopullit dhe antishtetërore patjetër të ndalojë, Çulev të jep menjëhërë dorëheqje pasi me vetëdije e rrezikon shëndetin publik dhe nxit veprim joligjor”, ka shkruar Zaev.

Policia e vendit dhe qytetarët, shkruan Zaev, duhet sa më parë të lirohen nga sjellja e papërgjegjshme e Naqe Çulevit.