Zaev nuk zbulon emrat e zv/ministrave, “Jemi në bisedime, nesër do të përcaktohemi”

Emrat e zëvendësministrave të ri do të bëhet të ditur gjatë ditës së nesërme. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, sipas së cilit ende është duke i intervistuar kandidatët potencial.

“Unë jam i gatshëm nesër, pasnesër, edhe nëse jam në udhëtim, gjithçka është gati që t’i dorëzojë propozimet për zëvendës ministra në Kuvend, e Kuvendi besoj pas datës 20 do të vendos që t’I vë në rend dite, që deputetët të kenë mundësi t’i lexojnë CV-të, autobiografitë. Nuk mund të them emra sepse ende nuk i kemi konfirmuar përfundimisht me partnerët”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Edhe Artan Grubi i BDI-së dje tha se deri të martën do të jenë të njohur emrat e zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë.
Edhe pse Grubi nuk zbuloi emrat e kuadrove të BDI-së të cilët do të ulen ne kolltukët e zëvendësministrave, përflitet se në Shëndetësi do të jetë Ilir Hasani, në Drejtësi, Agim Nuhiu, në Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi dhe në Mbrojtje Bashkim Hasani, në MPB Nazim Bushi.

BDI
Zëvendësministër i Shëndetësisë – Ilir Hasani, zëvendësministër i Drejtësisë – Agim Nuhiu, zëvendësministër në Transport dhe Lidhje – Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Mbrojtjes – Bashkim Hasani, zëvendësministër në MPB – Nazim Bushi.
Mësohet se Arafat Shabani nga Lëvizja Besa do të jetë zëvendësministër i Arsimit, ndërsa Sedat Sulejmani zëvendësministër i kulturës.
Ajo që është zyrtare se PDSH ka emëruar Fatmire Isakun si zëvendësministre e Jashtme.