Zaev: Nuk pranova dorëheqjet e Filipçes dhe Hasanit sepse kam menduar për pasojat

Dorëheqjet e paraqitura nga njerëzit e parë në Ministrinë e Shëndetësisë nuk mund të pranohen sepse do të hapte nevojën për të emëruar njerëz të rinj të cilëve do t’u duhet kohë për të hyrë në problemet e sektorit, ka thënë kryeministri Zaev kur u pyet për vendimin për t’i mos pranuar dorëheqjet e ofruara nga ministri Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani.

“Nuk mund të ndërmerrni hapa, siç pret një pjesë e opinionit, për të pranuar dorëheqjet, për të filluar emërimin e njerëzve të tjerë dhe për t’i mësuar ata njerëz të ri, për të hyrë në sistem, për të krijuar të gjitha organet e duhura…një nga arsyet pse nuk mendova në drejtim të pranimit të dorëheqjeve është pikërisht kjo, shqetësimi se pas kësaj, si do të vazhdojë sistemi, ka thënë kryeministri Zaev në emisionin “200” në Alsat.