Zaev nuk ndërron qëndrimin: Vendimi për shkarkimet pas hetimeve


Kryeministri Zoran Zaev edhe sot ri përsëriti qëndrimin e tij lidhur me dorëheqjet e ofruara të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësministrit Ilir Hasani, drejtorit të spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe drejtorit ekonomik të spitalit, Arta Etemi.

“Nuk do të komentoj atë që shkruan në media. Është e udhës që të presim hetimin, nuk dua të komentoj. Qytetarët presin që të njoftohen se çfarë ka ndodhur, se cilat ishin shkaqet për zjarrin. Pas hetimit do të vendosim edhe për dorëheqjet e drejtorit ekonomik, drejtorit të spitalit, zëvendës ministrit dhe ministrit të shëndetësisë”, tha Zaev.