Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhjen e Kuvendit për pyetjet e deputetëve që mbahet të enjten e fundit të çdo muaji, u përgjigj në pyetjen e deputetit të Aleancës për shqiptarët, Surija Rashidi, për paditë e ngritura ndaj zyrtarëve të BDI-së duke thënë se ata janë ngritur në vitin 2015 dhe të njejtat nuk janë hequr nga ana e paditësve, pra nga LSDM-ja, percjell Fakte.
“Atë çka e shoh në media dhe atë e di deri tani. Paditë janë ngritur dhe institucionet kanë punuar për to. Ne nuk kemi hequr asnjë. Disa nga këto padi janë ende duke u punuar, disa janë hudhur poshtë pasi nuk ka fakte” tha Zaev.
Rashidi tha se nuk ka ndonjë pyetje shtesë por vetëm shtoi se Zaev si paditës duhet të dijë epilogun e padive. /Telegrafi