Zaev: Nuk është mirë zgjedhje mbi 40 gradë, njerëzit janë në pushime

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka bërë të ditur se bashkë me partnerët e koalicionit “Mundemi” janë dakorduar që vendi duhet të shkoj në zgjedhje më 14 qershor dhe jo gjatë verës.

“Besoj se me maskë në fytyrë dhe me dezinfektues do të hyjmë dhe dalim për të votuar, kjo mund të rregullohet, por fjalën e fundit i lëmë ta kenë komisionet përgjegjëse shëndetësore”, theksoi Zaev, i pyetur se si do të realizohen zgjedhjet.

Ai shtoi se nuk është mirë që zgjedhje të ketë në temperaturat 40 gradë, kur rrugët janë zbrazët dhe njerëzit janë për pushime jashtë shtetit.

Ai theksoi se arsyet e tjera se përse zgjedhjet duhet të mbahen nga mesi i qershorit do ti shpalos edhe në takimin e liderëve të caktuar për 12 maj.