Zaev: Nuk dua të krijoj shpresë te qytetarët, të gjithë janë “për”, përveç Bullgarisë


“Definitivisht një gjë është e qartë, se diçka më shumë është se Evropa duhet të marrë tash hap, sepse ne i kemi kryer të gjitha, tani hapin e ka ajo, të caktojë seancën ndërqeveritare”.
Kështu mes të tjerash, kryeministri Zoran Zaev ja treguar, se detyrat e caktuara paraprakisht nga Bashkimi Evropian, janë përmbushur.

Në Bruksel, tregoi se u dërgua mesazhi i vetëm, se s’ka negociata për gjuhën dhe identitin maqedonas.
“Në qytetin kryesor evropian, në Bruksel mesazhi kryesor ishte që të kumtojmë se për gjuhën maqedonase dhe identitetin nuk negociojmë. Le ta largojnë nga tryeza e negociatave, atëherë do të negociojmë”, porositi Zaevi.

Ka bërë të ditur, se kryesuesit e BE-së e kanë bindur se, “as nuk është negociuar dhe as nuk do të negociohet për gjuhën dhe identitetin maqedonas”.
Ka vlerësuar, se përfundimisht Evropa duhet të tregojë se a do të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor, ndërkaq ka përmendur dhe ka përshëndetur idetë kreative, siç thotë, dolën nga Greqia për zhvillimin e procesit eurointegrues.
“Ne nuk kemi rrugë tjetër pos Bashkimit Evropian”, ka porositur më tej Zaevi.

Ndërkaq, është shprehur i rezervuar që të japë shpresë se gjërat do të ndryshohen, dhe vendi do të nis negociatat qasëse me Shkupin dhe Tiranën.
“Nuk dua të krijoj shpresa te qytetarët, por e shihni se të gjitha shtetet janë “për”, përveç Bullgarisë””, tha Zaevi