Zaev: “Nuk do të lejoj që tragjedia e Tetovës të politizohet”


Në takimin e sotëm me gazetarët kryeministri Zoran Zaev theksoi që kjo tradegji nuk do të lejojë të politizohet, duke theksuar që gjithashtu ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet kompetente që të bëhen kontrolle të duhura në të gjitha spitalet modulare në vend.

“Nuk do të lejojë që rasti i Tetovës të politizohet, kam kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë dhe organet kompetente të bëhen kontrolle të duhura në të gji tha spitalet modulare në vend”, tha Zaev.
Ai gjithashtu theksoi që ministri Filipçe dhe zëvendës ministri Asani kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë kohës së pandemisë duke shpëtuar shumë jetë njerëzish.