Zaev nisi takimet për koalicionin e madh, pritet përfshirja e partive shqiptare

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pasdite realizoi takim me kryetarët e partive të cilat janë pjesë e koalicionit të kryesuar nga kjo parti.

“Ky është fillim i formimit të koalicionit më të madh në historinë e pavarësisë e deri më sot, i cili do të dalë në zgjedhje dhe do të ofrojë program që mundëson vazhdim të progresit dhe procesit të integrimeve. Në virgjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ky është takimi i parë me të gjithë partnerët e koalicionit të LSDM-së të cilët në mënyrë aktive merr pjesë ndërtimin dhe realizimin e masave dhe politikave që janë në interes ë qytetarëve. Atë që deri tani e kemi realizuar hasi në mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe nga subjekte të tjera politike”, ka deklaruar Zaev në takim.

Partnerët e koalicionit, siç njoftojnë nga LSDM, bashkërisht kanë konkluduar se bashkëpunimi i deritanishëm në pjesën e realizimit të përcaktimeve programore është i suksesshëm. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev ditë më parë theksoi se partia që ai drejton është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Ai tha se për këtë qëllim fillimisht bisedojnë me BDI-në, por dy partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë Alternativën dhe PDSH-në. Zaev tha se është i hapur për bashkëpunim edhe me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët.