Zaev nga Strumica: Me LSDM-në e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt

Kreu i LSDM-së dhe bartës i listës së Koalicionit “Mundemi”, në njësinë zgjedhore numër 4, Zoran Zaev, sot me deklaratë për mediat në Strumicë e filloi fushatën për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që duhet të mbahen më 15 korrik.

“Në tre vitet e fundit shtetin e vendosëm në rrugë të drejtë, në rrugën e cila çon përpara në NATO dhe BE, rrugë e cila sjell përparim të qartë dhe jetë më të mirë. Nga ekonomia në minus të tillë siç e trashëguam sot kemi ekonomi zhvillimore stabile me shkallë të përhershme të rritjes, ekonomi në të cilën pagat rriten në të gjitha sektoret, ndërsa papunësia zvogëlohet. Kemi ekonomi e cila qëndron drejtë para krizës të cilën e shkaktoi koronavirusi. Me masa të shpejta ekonomike shpëtuam mijëra vende pune. E ndihmojmë konsumin privat dhe fuqinë blerëse të qytetarëve me të ardhura më të ulëta. Kjo mundëson shans për transformim të shpejtë dhe efikas të ekonomisë sonë”, theksoi kryetari i LSDM-së.

Shtoi se tani është koha për nisma të reja, për punë dhe suksese në të cilat obligohen.