Zaev: “Nga 1 janari do të rriten pensionet, por do të rriten edhe çmimet dhe pagat“

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Dellçevë në tubim me qytetarë tha se është marrë vendim për ndryshim të metodologjisë së përllogaritjes së pensioneve dhe sipas kësaj, pensionet do të rriten jo vetëm sipas çmimeve me pakcisë, por edhe me rritjen e pagës mesatare.

“Dëshiroj të them se nga 1 janari do të rriten pensionet sipas çmimeve me pakicsë dhe sipas rritjes së pagave mesatare, përkatësisht çdo 1 janar dhe çdo 1 korrik do të kemi rritje të pensioneve”, tha Zaev.

Ai shtoi se deri tani pensionet janë rritur vetëm sipas çmimeve me pakicsë dhe se se në Maqedon paga mesatare është rritur 10 për qind më shumë se çmimet me pakicsë.
“Kjo do të thotë edhe rritje e pensoneve”, tha Zaev.