Zaev nesër do të takohet me Xhaferin dhe Ahmetin

Kryeminsitri Zaev duke komentuar bllokimin e Kuvendit, paralajmëroi se nesër do të takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për të shqyrtuar mundësit për zhbllokimin e Kuvendit.
“Të enjten janë pyetjet e deputetëve në Kuvend. Do të kem takim me kryetarin e Kuvendit, me siguri edhe me kryetarin e BDI-së të shqyrtojmë mundësi të caktuara që i kemi në dispozicion që ta zhbllokojmë Kuvendin”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Për zhbllokimin e Kuvendi, kryeministri Zaev tha se të gjitha opsionet janë të hapura nga takimet e koordinatorëve të grupeve të deputetëve dhe deri te takimi i liderëve.