Zaev: Nëse VMRO-DPMNE tërhiqet nga vendi i saj për nënkryetar, atë do ta bëjmë edhe ne

Nëse VMRO-DPMNE tërhiqet nga e drejta e saj për nënkryetar në Kuvend atë do ta bëjë edhe LSDM. Këtë në pyetjen e gazetarëve sot nga Makedonska Kamenica e ka thënë kryetari i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së qytetit në Makedonska Kamenicë.

Debati në këtë temë sipas Zaevit ka qenë të ketë tre ose pesë nënkryetarë pasi përbërja e kaluar vendosi të ketë 5 nënkryetarë. “Nëse tërhiqet VMRO-DPMNE-ja do të tërhiqet edhe LSDM-ja nga vendi i saj ku do t’u jepet shansi partive më të vogla”, ka thënë ai.

“Këtë herë u përcaktua numri i nënkryetarëve dhe me të vërtetë VMRO-DPMNE dhe LSDM mund të kenë nga një nënkryetar, që do të thotë se atëherë do të mbeteshin tre vendet edhe për komunitetet e vogla politike në shtet. Nënkryetar i Kuvendit merr 100 deri 150 euro pagë më të madhe, kjo nuk është për lartësinë e shpenzimit, me siguri pasi kanë zyrë më të madhe, por sot secili deputet ka zyrën e vet, por esenca është nëse e dëgjojmë zërin e qytetarit. Nëse VMRO-DPMNE tërhiqet edhe ne do të tërhiqemi dhe do t’ua lëshojmë hapësirën të vegjëlve që të jetë numri edhe më i vogël. Unë me kujdes e dëgjova deklaratën e tyre, ata thanë se nuk e pranojmë propozimin e Zaevit, ata mund të tërhiqen, do të shohim si do të veprojmë, ashtu do të sillemi, pasi në fund përgjegjësia është e të gjithë neve”, ka thënë Zaev.

Ai ka shprehur shpresën se kjo gjeneratë e politikanëve është e para e cila ka premtuar racionalizim të administratës.

“Mu për shkak të kursimit të parave është edhe e drejtë e jonë dhe detyrim të themi se ku i ridestinojmë ato para. Prandaj edhe kemi ulur resorët e Qeverisë prej 26 në 19 ministri, do të kemi lidhshmëri të shumë institucioneve dhe racionalizimin e tyre dhe ta ngritim efikasitetin e administratës publike dhe institucioneve që ekzistojnë”, ka shtuar Zaev nga Makedonska Kamenica.