Zaev: Nëse sëmuren qytetarët tanë në Serbi ose Shqipëri, ja çka u mundësohet

Nëse qytetarët tanë sëmuren në Serbi ose Shqipëri dhe anasjelltas, trajtimi do të jetë sikurse në vendin tonë, kjo pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimi i cili do të rregullojë marrëdhëniet midis shteteve në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

“Nëse një qytetar i RMV infektohet në territorin e Shqipëri ose në Serbi, dhe duhet të trajtohet në spitalin ku është shtrirë, atëherë shteti ku trajtohet do t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit.” – tha Zaev. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev po zhvillojnë konferencën e mini-shengenit përmes një komunikimo online.

Në takim po merr pjesë gjithashtu kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç dhe ministri i shëndetësisë, Zlatibor Lonçar. “Do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se, me këtë rast, do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim midis Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covidit-19 dhe marrëveshja ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizje të lirë të qytetarëve me letërnjoftime.