Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se LSDM është favorite për të fituar në të gjitha qytetet sepse sondazhet e konfirmojnë atë.
“Por, përkundër faktit se ne po udhëheqim sondazhet, besimi është i madh, besohet se do të fitojmë. Por në fund qytetarët vendosin. Mund t’ju them se për shkak se ne jemi partnerë të koalicionit me BDI, BESA dhe PDSH, kemi një koalicion, do të garojmë së bashku për zgjedhjet lokale. Normalisht nuk mund të themi detajet sepse nuk i dimë emrat, por patjetër që i dimë parimet e koalicionit” Dihet që të gjithë shkojnë në raundin e parë, pas kësaj ne mbështesim njëri-tjetrin, të drejtë, kështu që do t’ua lëmë qytetarëve të na tregojnë se cila është rruga, e cila përfundimisht duhet të zgjidhet në të gjitha qytetet e tjera”, tha Zaev.