Zaev: Në zgjedhje do të shkojmë 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Mbajtja e zgjedhjeve është e rëndësishme para së gjithash për shëndetin e qytetarëve, për ekonominë, për institucionet demokratike dhe prandaj është e vlefshme që të investojmë energji si njerëz të pjekur dhe të përgjegjës për të arritur marrëveshje. Në kushte kur edhe pas takimit të dytë të liderëve nuk erdhëm drejt zgjidhjes, mbetet të shkojmë në zgjedhje sipas afateve të cilat janë të përcaktuara, gjegjësisht pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 30 maj zgjedhjet të mbahen në afatin e paraparë prej 22 ditëve – më 21 qershor, theksoi sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për “Kanal5”.

Ai theksoi se duhet të ndiqen dhe respektohen zgjidhjet ligjore me të cilat është paraparë që zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.