Zaev: Në tre vitet e kaluara arritëm dy qëllime strategjike- u bëmë anëtare e 30-të e NATO-s dhe kemi datë për negociata

Saktësisht para tre vjetësh është formuar Qeveria e udhëhequr nga LSDM në krye të së cilës qëndroi lideri i kësaj partie, Zoran Zaev. Ai sot në konferencë shtypi ka referuar për atë që është bërë. Zaev, i cili dha dorëheqje për shkak të formimit të Qeverisë teknike para më shumë muajsh, ka thënë se vendi përmbushi dy nga qëllimet strategjike.

“U bëmë vendi i 30 vend anëtar i NATO-s dhe kemi vendim për fillimin e negociatave me BE-në”, ka thënë lideri i LSDM-së.

Ai në konferencën për media ka thënë se Qeveria e kryesuar nga LSDM, pas regjimit e ka kthyer lirinë dhe demokracinë.

Duke folur për të arriturat në ekonomi, ai shtoi se këto tre vite janë hapur mbi 67.000 vende pune dhe se numri më i madh kanë qenë në sektorin privat. Papunësia është ulur në gjashtë për qind.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka rritur ndjeshëm neto pagat për dallim nga VMRO-DPMNE”, tha Zaev.

Sipas tij, Qeveria dhe autoritetet shëndetësore “në këmbë e kanë pritur përballjen me Kovid-19”.

Ai madje ka kritikuar opozitën dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për minimin e hapave për hyrje në NATO dhe BE, dhe tani siç tha, “tenton të bëjë atë me përballjen me Kovid-19”.