Zaev: “Në tra*gjedinë është shuar një familje e tërë”

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se lidhur me shkaqet për ak*sidentin do të lejojë që autoritet e Bullgarisë, të kryejnë hetimin.
Zaev tha se ka biseduar me njërin nga udhëtarët i cili ka thënë se të gjithë kanë qenë duke fjetur në momentin kur ka ndodhur shpë*rthimi.

Tre prej tyre kanë arritur që të thyejnë xhamin dhe disa kanë arritur që të shpëtojnë.
Ai tha se do të jenë falënderues autoriteteve bullgare nëse arrijnë që zbulojnë aryset e ak*sidentit dhe të njëjtat do t’i ndajnë me qytetarët e Maqedonisë.
Poashtu Zaev tha se në mesin e vi*ktimave ka një familje të tërë si dhe dy shtetas të huaj, një me shtetësi të Belgjikës dhe një të Serbisë.