Zaev në Tiranë, do të takojë kancelaren Merkel


Kryeministru Zoran Zaev, me ftesë të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, sot do të udhëheq delegacionin qeveritar në vizitë njëditore në Tiranë.
Kryeministri Zaev do të merr pjesë në takimin e punës së Kancelares Merkel me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Sipas agjendës, gjatë pasdites, Zaev bashkërisht me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të kenë takim dypalësh me Kancelaren Merkel.
Në kuadër të vizitës një ditore në Tiranë, kryeministri Zaev do ta vizitojë edhe Qendrën Maqedonase Kultutore në Tiranë.