Zaev në takim me kryetarin e Këshillit të Evropës për perspektivën e BE-së së Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev mëngjesin e sotëm do të takohet me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel, në përpjekjen e tij të fundit në selinë e BE-së për t’i prezantuar argumentet e Maqedonisë së Veriut për fillim zyrtar të negociatave për anëtarësim, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Kjo është vizita e dytë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në Bruksel brenda një jave. Vitin e kaluar, ai u takua me kryetrain e Komisionit Evropian dhe shefin e diplomacies së BE-së.

Sot, ai takohet me kryetarin e Këshillit të Evropës Sharl Mishel, i cili kryeson me organin më të lartë të BE-së – takimet ose samitet e liderëve të BE-së.
Edhe pse, Këshilli i Evropës nuk merr vendime, ai është organi kryesor ku hartohen dhe përcaktohen politikat e Bashkimit Evropian. Mishel ka një rol për të luajtur në ndërtimin e një kompromisi midis 27 liderëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian.

Pritet që kryeministri Zaev sot t’ia përsëris Mishelit argumentet se është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare para përfundimit të presidencës Portugeze, në mënyrë që të ruajë dhe përmirësojë kredibilitetin e Bashkimit Evropian si në vend ashtu edhe në rajon.

Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, në muajin mars të vitit 2020 morën dritë jeshile nga të gjithë 27 anëtarët e BE-së për të filluar njëzëri negociatat me BE, por Bullgaria bllokoi miratimin e kornizës negociuese për shkak të një mosmarrëveshje dypalëshe të identitetit. Shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë deklaruar hapur se nuk e mbështesin Bullgarinë në këtë bllokadë, por mbetet që Sofja të ketë të drejtën e vetos dhe se vetëm me pëlqimin e të 27 vendeve të BE mund të miratohet korniza për Maqedoninë e Veriut dhe e konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo konferencë në të vërtetë shënon fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit në BE.

Zoran Zaev përsëriti javën e kaluar në Bruksel se ai nuk do të pranonte fillimin e negociatave me BE me koston e identitetit dhe gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase është në draft kornizën negociuese dhe duhet të miratohet nga Maqedonia e Veriut në mënyrë që të jetë e vlefshme.
Këtë kryeministri ua tha të gjithë bashkëbiseduesve dhe pritet sërish këtë ta bëjë me Sharl Mishel ditën e sotme.