Zaev: Ne do të sigurojmë fonde për blerjen e pajisjeve tablet për fëmijët nga familjet më të varfra

Shteti do të shkurtojë nga ku është më pak e rëndësishme të sigurojë fonde për blerjen e pajisjeve tablet për të gjithë fëmijët nga familjet më të varfra që të ndihen të barabartë me të tjerët, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

“Shteti, Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ekzistojnë për qytetarët dhe dy herë më shumë për fëmijët. Nuk ka dyshim se ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar kushte të barabarta për të gjithë në mënyrë që askush të mos ndihet i harruar dhe të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që vijnë nga familje më të varfra, të jenë të barabartë”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes të gazetarëve nëse Qeveria planifikon të sigurojë fonde për blerjen e pajisjeve tablet për nxënësit, në shënimin e përfundimit të investimit për rindërtimin e tregut të gjelbër Bit-pazar në Shkup.

Ai theksoi se ata do të ndjekin se si do të shkojnë punët dhe siç tha ai, do të ndërhyjnë sa herë që është e nevojshme.
“Është e rëndësishme të dihet se do të sigurohen teskte të shtypura shkollore aty ku nuk ka tabletë apo ndonjë pajisje digjitale në mënyrë që të zhvillohet plani mësimor”, tha kryeministri.

Në këtë mënyrë, theksoi ai, jo të gjithë fëmijët do të ndiheshin të barabartë, sepse disa do të mësojnë nga tabletat dhe disa nga tekstet shkollore.
“Prandaj, tendenca jonë do të jetë të veprojmë menjëherë dhe të sigurojmë kushte të barabarta në mënyrë që të mos ndihemi të ndarë ose të harruar si një pjesë e fëmijëve që janë nga familje më të varfra dhe që nuk mund të kenë tabletë. Shteti do të jetë këtu dhe ne do të bëjmë gjithçka, ne do të presim nga ku është më pak e rëndësishme, për të ndërhyrë në këtë çështje të rëndësishme”, theksoi Zaev.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska disa ditë më parë tha se familjet duhet të ndajnë 8,000 denarë për një fëmijë që të përgatitet për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili përfshin fondet për blerjen e një pajisjeje tableti.