Zaev: Mu për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve “zgjedhjet janë zgjidhje”

Pesë korriku është dita e zgjedhjeve, deklaroi sot lideri i LSDM-sl Zoran Zaev, sipas të cilit, deri atëherë partitë kanë 35 ditë që të përgatiten.

Zgjedhjet mund të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën presidenti Stevo Pendarovski e solli për shkak të zbatimit të masave ekonomike, shtoi Zaev.

“Mu për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve zgjedhjet janë zgjidhje, ndërsa data për mbajtjen e tyre është punë tashmë e kryer. Ato do të ndodhin më pesë korrik, në mënyrë që të kemi sa më shpejtë Kuvend funksional dhe Qeveri politike. problemet që i shkaktoi Naqe Çulev, duhet t’i lëmë prapa nesh, ndërkaq kjo është e mundur vetëm me zgjedhje. Nuk është me përgjegjësi ta lëmë shtetin pa Parlament dhe me Qeveri teknike në të cilën opozita anon nga destruktiviteti dhe sheh vetëm të përfitojë pikë politike. Nuk ka argumente të reja për masa të reja ekonomike dhe me atë nuk ka as arsyetim për kërkesë të gjendjes së re të jashtëzakonshme”, deklaroi në konferencë për shtyp Zaev.

Në një situatë të tillë, theksoi lideri i LSDM-së, zgjedhjet mbeten ashtu siç është caktuar në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

“Ato të mbahen më 5 korrik, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes më të re të jashtëzakonshme. Pritjet e qytetarëve nga të gjithë ne janë të mbetemi të përkushtuar ndaj shëndetit, por edhe avancimit të gjendjes ekonomike”, tha Zaev.

Sipas tij, me pajisje mbrojtëse, maskë, shami, distancë fizike, mirëmbajtje të higjienës personale dhe kujdes për shëndetin dhe të gjithë përreth nesh dhe me zbatim të protokolleve adekuate, mund të organizojmë zgjedhje pa kurfarë rreziku për shëdnetin e silit do qytetar.

Zaev konfirmoi se ka ekzistuar komunikim mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, por se nuk është arritur marrëveshje.

“Për fat të keq, nuk arritëm marrëveshje edhe pse ishim shumë afër”, tha ai, duke cekur se ekspertët konfirmojnë se nuk ekziston kurfarë elementi ligjor dhe kushtetues që mund të merret dhe në bazë të tij të thirret Kuvendi.

Qeveria sot, siç tha, është edhe Parlament edhe Qeveri, që nuk është e shëdnetshme për demokracinë.

“Në rrethana të tilla vendosëm të sugjerojmë për shkak të masave ekonomike dhe për shkak të nevojës për dy javë plotësuese, për shkak të realizimit të tyre dhe mbështetjes për kompanitë dhe më të varfërve, sollëm vendim që Qeveria t’i propozojë presidentit të shtetit edhe dy javë. Me këtë dërguam porosi, nuk do të jetë as 14 qershori, as 28 qershori, do të jetë korriku. Po bëjmë lëshimin e fundit. Të gjithë kan[ë 35 ditë për t’u përgatitur, për shkak të institucioneve të shtetit”, theksoi Zaev.

Zaev theksoi se edhe pse fuqia e koronavirusit është dobësuar, kemi numra të lartë të rasteve asimptomatike të Kovid-19, që sipas tij, tregon se masat për mbrojtje nuk janë respektuar.

Pas zgjedhjeve, shtoi lideri i LSDM-së, Qeveria duhet të përkushtohet në ekonominë.

Zaev theksoi se në majë të LSDM-së deri sot janë konfirmuar dy pozitivë të Kovid-19, ndërsa sot në mëngjes është testuar edhe kryeministri Oliver Spasovski.