Zaev me porosi për mjekët: Mos ikni nga Maqedonia u duheni qytetarëve


Përcjell porosi deri tek të gjithë punonjësit shëndetësor, para se gjithash mjekëve, motrave medicinare si dhe të gjithë të punësuarve shëndetësore, qëndroni në vendin tonë, sepse askund nuk është si këtu, ka thënë kryeministri Zoran ZAev gjatë inaugurimit të sotëm të Qendrës Emergjente në Kumanovë.

“Ne do të mundohemi ti rrisim rrogat, të përmirësojmë kushtet e punës, sepse fillimisht askund nuk është sikur në shtëpi, definitifisht i duheni qytetarëve, sepse Maqedonia me mundin e saj ju ka edukuar dhe shkolluar. Ja po vazhdojmë të rrisim rrogat dhe të ardhurat që ti motivojmë të gjithë. Qendra emergjente paraqet lidhje e gjithë punës së ambulantave, lidhur me klinikat e kirurgjisë, dhe paraqet përsosmëri dhe përparim në ruajtjen e të drejtave shëndetësore të qytetarëve”, ka deklaruar Zaev nga Kumanova./Alsat