Zaev: Me ligj çdo qytetar mund të kultivojë dy-tre rrënjë ka*nabis për nevoja të veta

Gjatë seancës kuvendore ku në rend dite ishin pyetjet e deputetëve, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ligji për legalizim të mar*ihuanës nuk është privilegj vetëm për të pasurit. Zaev tha se me këtë ligj çdo qytetar do të ketë të drejtë të kultivojë dy deri tri rrënjë ka*nabis.

“Qëndrimi jonë në lidhje me këtë çështje është shumë i qartë. Kjo nuk do të jetë privilegj vetëm i të pasurve të investojnë ose ngjashëm, qëllimi është që të mundësohet çdo qytetari, shembull nga dy deri tre rrënjë nën kontroll nga agjencioni e cila është e parashikuar në vet ligjin për nevoja personale do të mund t’i shfrytëzoj ose delegojë kompanisë t’i kultivojë për të, sikurse tani që shënohet çdo kërcell me numër të posaçëm me kontroll të veçantë ose ngjashëm”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.