Jam i bindur se vetëm performanset janë realitet dhe prandaj qëndroj këtu para jush. Obligohem që si kryeministër, me të gjithë ministrat, do të tregojmë edhe njëherë deh para vetes edhe para botës se mundemi akoma më shumë dhe akoma më shumë dhe akoma më mirë, deklaroi mandatari Zoran Zaev në ekspozenë para deputetëve në Kuvend. Kjo Qeveri e vogël, theksoi Zaev, që do ta kryesoj dhe në të cilën bëjnë pjesë persona t motivuar dhe të përkushtuar, të cilët do të punojnë në realizimin e qëllimeve të vendosura në interes strategjik të shtetit.
Shteti dhe e tërë bota, theksoi ai, ndodhet në situatë që kërcënon të gjitha segmentet e jetës dhe me zgjedhjen e kësaj qeverie e kompletojmë sistemin që do të punojë në përballje me pasojat nga kriza me koronën.
“Në këto zgjedhje patëm mundësi historike me BESËN ta formojmë koalicionin Mundemi. Sot ai program i harmonizuar he plotësuar me partnerët tanë të kolaicionit BDI dhe PDSH është shndërruar në program për punën e qeverisë 2021 – 2024. Energji e re në realizimin e rritjes ekonomike, arsimit modern dhe përballjes me pandeminë”, deklaroi Zaev.
Treguam, çka do të thotë të shpëtohen vende të punës dhe të mirëmbahet ekonomi stabile edhe në kohë pandemie, dhe ky, theksoi Zaev., është motiv të vazhdojmë të punojmë për t’u kthyer në shkallët e rritjes, sepse mundemi.
“Obligohemi në kohë të krizës rrogën minimale ta ruajmë në 14.500 denarë dhe t’u ndihmojmë qytetarëve dhe kompanive. Pas përfundimit të krizës Qeveria do të obligohet në 20 deri 30 për qind rritje të rrogës minimale dhe mesatare. Qëllim i ynë është 20 mijë denarë rrogë minimale deri në fund të mandatit. Varësisht nga kohëzgjatja e krizës botërore, obligohemi të realizojmë rritje prej 4 për qind”, deklaroi Zaev.
Paralajmëroi nisje të bisedimeve dhe miratim me konsensus të vendimit për politikën tatimore.
“Shuma e neto investimeve do të jetë një miliardë euro. Niveli i investimeve publike do të rritet në dy miliardë, ndërsa i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në mbi një miliardë e gjysmë. Investimet vendore dhe të huaja do t’i mbështesim me 300 milionë euro nga buxheti dhe 300 milionë nga fondet e huaja”, deklaroi Zaev.
Do të vazhdojmë, paralajmëroi Zaev, me investim në rrugë dhe autostrada të reja dhe infrastrukturë hekurudhore.
“Që ta arrijmë këtë, me rëndësi është stabiliteti dhe prandaj është e domosdoshme të përfundohet mandati katërvjeçar”, deklaroi Zaev. Pason, theksoi Zaev, reforma në administratën publike, me qëllim që të jepet maksimumi në shërbimet efikase të qytetarëve. “Pandmia tregoi se shërbimet digjitale dhe digjitalizimi, jo vetëm që nevojiten, por edhe janë të domosdoshme. Mu në këtë drejtim edhe do të vazhdojmë. Do të shqyrtojmë disa modele për reforma të administratës dhe ulje për 20 për qind me riorganizim, pensionim dhe transfer në sektorin privat”, deklaroi Zaev.
Paralajmëroi se pason pastrimi i plotë i gjyqësisë dhe ndërtimi i shtetit juridik.
“Gjykatësit për të cilët do tëdëshmohet se me vetëdije dhe me qëllim kanë vjetruar këndë, do të shkarkohen. Lëndët e PSP-së do të duhet të marrin pilog. Vendosim sistem për kontroll të pronës për të gjithë funksionarët. Angazhimi i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit është edhe minisitri i ri për luftë kundër korrupsionit”, deklaroi Zaev.
Pasi hymë në NATO, theksoi Zaevi, do të dëshmojmë se mundemi edhe në BE.
“Qeveria e re është e përkushtuar në marrëveshjet e Prespës dhe të Bullgarisë, të cilat e mundësuan këtë. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në marrëdhëniet e mira fqinjësore. Do të vazhdojmë edhe me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila është bazë e bashkëjetesës ndëretnike. Para nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më shumë se sa do të japim. Angazhohemi që në katër vitet e ardhshme të hapim 80 për qind të kapitujve të bisedimeve”, deklaroi Zaevi.
Parimet dhe vlerat, theksoi ai, në të cilat bazohet ky program janë vlerat evropiane.
“Qëllimi i Qeverisë është që ta zhvillojë kulturën në të gjitha segmentet dhe t’i përforcojë institucionet. Njëkohësisht, parashohim masa me të cilat kultura do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomive dhe bizneseve të reja”, deklaroi Zaevi.
Theksoi se në muajt e ardhshëm, supozohet se pasojat nga KOVID-19 do të përkeqësohen.
“Vendi ynë do të bëjë gjithçka dhe tashmë jemi të gatshëm që me pako dhe masa të reja për mbështetje të të gjithë qytetarëve. Llogaritni në vendin dhe institucionet tuaja, por edhe respektoni masat për mbrojtje personale dhe të më të afërmve tuaj”, deklaroi Zaevi.
Për këtë, theksoi ai, vazhdojnë investimet në shëndetësi dhe ndërtimin e qendrës së re shëndetësore.
“Angazhohemi në luftë të fuqishme dhe të pakompromis për ajër të pastër dhe mjedis jetësor. Do të investojmë në burime të ripërtërishme të energjisë. Do t’i përforcojmë shërbimet inspektuese dhe do t’i rrisim gjobat. Më e rëndësishmja, do të bëjmë aksione në të cilat do të duhet të përfshihet secili”, deklaroi Zaevi.
Këto, vazhdoi ai, janë parimet për të cilat u harmonizuam të gjithë në koalicionin e ri në interesin strategjik të shtetit.
Në fillim të seancës Igor Janushev nga VMRO-DPMNE, tha se në kuvend sot ka tetë deputetë, të cilët nuk e kanë vendin këtu dhe mandatet e të cilëve janë marrë në mënyrë jolegjitime.
Spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi, për këtë tha se e citojnë Rregulloren, vetëm kur iu përshtatet, por edhe se duhet t’iu përgjigjet qytetarëve sipas nenit 60 sepse edhe pas dy muajve nga zgjedhjet partitë ende nuk i kanë formuar komisionet kuvendore dhe trupat e punës.
Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE, para fillimit reagoi për vonesën prej një orë, si dhe se ishin lënë vetëm tri ditë për shqyrtim të propozimit të qeverisë, prej të cilave njëra është festë. “Kjo vonesë dhe shpejtim është rezultat i mosveprimit tuaj si kryetar i kuvendit, e jo i vonesës sonë, si deputetë”, deklaroi Siljanovska.
Xhaferi, për këtë u përgjigj se, ai nuk e ka shkruar Kushtetutën dhe se tërësia e punës së Kuvendit është kompetencë dhe detyrim i tij.