Zaev: Me bullgarët deshëm të bëhemi vëllezër, por ata deshën të na bëhen baballarë

Kryeministri i Maqedonisë, Zora Zaev deklaroi se vendi që drejton ai vazhdimisht ka shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar miqësi me fqinjët dhe më gjerë.

“Vendi ynë ndërton miqësi. Krijuam miqësi me Bullgarinë, ndërtuam miqësi me Greqinë, ndërtuam miqësi edhe me tërë botën dhe me të vërtetë jemi vend i cili konsiderohet si shembull në ndërtimin e miqësisë dhe populli ynë është popull miqësor.

Kjo me siguri edhe bullgarëve u është e qartë, ne nuk kemi pretendime, ne nuk i kërcënohemi askujt dhe duke ndërtuar këtë miqësi, ndërtuam fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë. U nisëm të bëhemi vëllezër dhe kemi lëvizur drejtë një atmosphere që të bëhemi vëllezër.

Shumë shpesh e kam përdorur narrativim tim për shkak të nevojës së sinqertë që të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, miqësi më të mirë e tjerë, se ne jemi vëllezër, por për një castë vendosën të na bëhen baballarë dhe këtu është problem”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev për Kanal5.