Zaev me akuza të rënda për kryetarin e FFM-së Muhamet Sejdini (VIDEO)

Në një intervistë ekskluzive për gazetën KOHA, që do të emitohet e plotë sot në portalin e gazetës KOHA, kryeministri i vendit, Zoran Zaev ka adresuar akuza të rënda ndaj kryetarit të FFM-së, Muhamet Sejdini.

Sipas Zaevit FFM-ja është e robëruar ashtu si ishte e robëruar edhe shteti, në mënyrë jotransparente dhe mënyrë të reptë të kontrollit përmes milionave të shumta që disponon FFM.
“Bukfalisht menaxhohen dhe blejnë delegatë, mendoj se nuk është e lirë. Pse, sepse Kuvendi i FFM-së është në kundërshtim me ligjin për sport”, thotë Zaevi.
Për më shumë shikoni videon në vazhdim.