Pas fyrejve të vazhdueshme ndaj shqiptarëve, që dje i përsëriti edhe njëherë Janko Baçev, kryetari i partisë “Maqedonia e vetme”, asnjëra nga partitë shqiptare nuk ka reaguar. Por për këtë dukuri negative përsëri reagoi LSDM-ja e Zaevit, e cila e dënon ashpër gjuhën e urrejtjes së përdorur nga Baçev, dhe kërkon që i njëjti të përgjigjet para organeve kompetente.
LSDM e dënon gjuhën e urrejtjes, ksenofobisë dhe ofendimet, publikisht të deklaruara nga kryetari i partisë Maqedonia e vetme, Janko Baçev, thonë nga LSDM.
“Në kohën kur Maqedonia po ndërtohet si e shtet i barabartë, modern dhe i përparuar e cila fuqishëm hapëron drejt integrimit, është e pa tolerueshme që struktura të caktuara politike që kanë qëllim bojkotimin e të ardhmes së Maqedonisë, publikisht të shfaqin urrejtje dhe të përhapin ksenofobi dhe shovinizëm.Paraqitjet e tilla janë të dëmshme për demokracinë dhe në kundërshtim me konceptin e një shoqërie për të gjithë e cila ka marrë mbështetje nga shumica e qytetarëve në disa cikle zgjedhore.Presim që organet kompetente të veprojnë në përputhje me rrethanat, ta dënojnë një sjellje të tillë të papërgjegjshme dhe gjuhën e urrejtjes, si dhe të marrin të gjitha masat që në të ardhmen të mos përsëritet, thuhet në reagim”.
Kujtojmë se gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, LSDM mori se 50.000 vota shqiptare, ndërkaq partitë politike shqiptare humbën dhjetë ulëse në Parlamentin e RM-së. Nëse vazhdon ky avaz, LSDM pritet që zgjedhjet e ardhshme të bëjë për vete edhe më shumë vota shqiptare.