Zaev: ”Maqedonia e Veriut si kandidat për anëtarësim në BE i promovon vlerat evropiane”


Në vitin kur shënojmë 30 vjet shtet të pavarur, Republika e Maqedonisë së Veriut, si partner i barabartë në aleancën më të fuqishme të sigurt dhe politik – NATO i ndan vlerat e Aleancës, ndërsa si kandidat për anëtarësim në BE i pranoi dhe i promovon vlerat evropiane si rezultat i vullnetit të lirë të shprehur të popullit dhe përmes institucioneve politike, postoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.

Në linjën kohore të zhvillimit të shtetësisë tonë, dita e sotme, 17 nëntor, është regjistruar si ditë kur në vitin 1991, në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë u miratua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, e para pas shpalljes së sovranitetit dhe pavarësisë më 8 shtator, pasi paraprakisht u miratua draft-amendamenti për fshirjen e atributit “Socialiste” para emrit të shtetit.

Historia ende shënoi se deputetët nga mandati i parë i Kuvendit plural nga viti 1991 deri në vitin 1994 e dhanë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e ndërtimit të demokracisë parlamentare maqedonase dhe në krijimin dhe sjelljen e akteve të nevojshme shtetformuese dhe dokumente me të cilat qartë është shënuar rruga për ndërtimin e shtetit të pavarur. Në mandatin e deputetëve nga përbërja e parë e deputetëve u shpall referendum për pavarësi, u miratua kushtetuta e parë e Republikës së pavarur të Maqedonisë dhe u konfirmuan himni dhe flamuri shtetëror si shënime themelore të shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë.

Në tre dekadat që vijuan pas kësaj ngjarje historike, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u plotësua me amendamente edhe në tetë raste që të vendosen të gjitha atributet e nevojshme dhe institucionale dhe të identitetit të një shteti të pavarur dhe sovran sipas standardeve të të drejtës vendore dhe ndërkombëtare, ka shënuar Zaev.