“Maqedonia dhe Greqia e forcojnë miqësinë. Me kryeministrin Cipras besojmë se mund të gjejmë zgjidhje që do të mbrojë dinjitetin e qytetarëve në dyja shtetet”, ka porositur kryeministri Zoran Zaev në rrjetin social “Fejsbuk” lidhur me takimin që po mbahet në Sofje.
Dy kryeministrat janë takuar në margjinat e samitit BE- Ballkani perëndimor në Sofje. Politikanët evropian fuqishëm, madje mbështesin zgjidhjen e problemit të emrit me qëllim të zhbllokimit të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.