Zaev: LSDM, jo më një parti vetëm maqedonase edhe “shqiptare”

LSDM në pushtet në Maqedoninë Veriore nuk është më një forcë vetëm maqedonase por një parti shumë-etnike, tha ish-kryeministri dhe udhëheqësi i asaj partie, Zoran Zaev, duke thënë se ai është gjithashtu një shtet multi-etnik.

“Për herë të parë, do të kemi guximin të formojmë një koalicion parazgjedhor me partitë shqiptare. Ne nuk jemi më një parti politike maqedonase, por një parti shumetnike me një elektorat dominues maqedonas, por kështu është edhe përbërja jonë etnike. E gjithë kjo na jep të drejtën të favorizohemi në këto zgjedhje”, u tha Zaev gazetarëve.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë veriore janë caktuar për 12 prill.
Vendimi për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare në atë vend u morr vitin e kaluar, pas samitit të liderëve evropianë në fund të tetorit, kur BE shtyu hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore, një fat që e pati së bashku me Shqipërinë.