Zaev: Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim për shkarkimin e anëtarëve të KRRE-së

As shumica e ardhshme parlamentare nuk do ta shpërbëjë Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe kështu rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4 për qind do të vazhdojë të vlejë edhe nëse funksionalizohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Kështu bëri të ditur kandidati për kryeministrin e ardhshëm, Zoran Zaev partia e të cilit LSDM bashkë me koalicionin në kuvend përfaqësohen me 46 deputetë.

“Definitivisht, unë i pash të gjitha argumentet dhe sqarimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe mendoj se Kuvendi i Maqedonisë nuk duhet të marrë asnjë vendim për shkarkimin e tyre.// Rritja e çmimit të rrymës prej 100 deri 150 denarë nga faturat mesatare që arrijnë te qytetarët, kurse besoj se në këtë mënyrë krijojmë institucione shtetërore me kapacitet më të lartë, si ESM dhe MEPSO”, pohoi Zoran Zaev, kryeministër i ardhshëm.

Shkarkimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë e kanë kërkuar në dy protestat që u mbajtën në disa qytetet të vendit. Ndërkaq ditë më parë në emisionin “10 Minuta” e kërkoi edhe organizatori i protestës, Arianit Xhaferi duke kërkuar edhe reagimin e 120 deputetëve.

“Qytetarët i kanë votuar për t’i përfaqësuar dhe është për të ardhur keq, se shumë pak prej tyre, mos të them asnjë kanë thënë të paktën një fjalë për këtë problem. Do të thotë ata duhet t’i përfaqësojnë qytetarët në Kuvend, në media në jetën e përditshme, çdo ditë. Këto 120 deputetë duhet të dalin dhe të flasin në interes të qytetarëve dhe ta shpërbëjnë menjëherë Komisionin Rregullator për Energjetikë si një grupim mafioz i cili po rrjep qytetarët dhe si jep përgjegjësi askujt”, tha Arianit Xhaferi, organizator i protestës.

Xhaferi tha se deputetët duhet të përfaqësojnë interesin e qytetarëve, sepse ata i kanë votuar. Ndërkaq paralajmëroi se protesta mund të humb karakterin e protestës paqësore nëse institucionet, si Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të heshtin siç thotë “ndaj vjedhjes së qytetarëve nga ana e ndërmarrjeve energjetike”. Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të protestohet edhe të premten në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Strugë, Gostivar, Kërçovë dhe tash do të bashkëngjitet edhe Manastiri.