Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një intervistë për REL, programi në gjuhën maqedonase, është shprehur optimist për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me Greqinë në lidhje me emrin e Maqedonisë, shkruan Fakte. Ai ka thënë se po bisedohet për të gjitha aspektet e zgjidhjes së problemit, si modalitetet, korniza kohore, spektri i përdorimit, por edhe referendumi dhe ndryshimet kushtetuese.
“Ndoshta, zgjidhja përfundimare do të jetë e lidhur me votimin e Maqedonisë, qytetarëve të saj, për dhënien e sovranitetit të saj ndaj BE-së, ku dëshirojmë të bëhemi anëtare dhe atëherë hapet edhe kushtetuta. Ndoshtu këtu edhe është zgjidhja, sepse ju e dini që Greqia kërkon edhe ndryshimin e kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Unë jam i bindur se kreativiteti do t’i gjejë këto zgjidhje.” ka deklaruar përveç tjerash kryeministri Zaev./PaCensure