Zaev: Kufizime, nëse duam regjistrim dhe zgjedhje

Zaev zbuloi nëse masat e paralajmëruara kundër Kovid-19 do të ndikojnë në regjistrimin e popullsisë.
I pyetur nga gazetarët nëse masat e reja për mbrojtje nga bartja e koronavirusit do të ndikojnë në zbatimin e regjistrimit të popullsisë, kryeministri Zaev tha se që të gjitha këto procese të zhvillohen në mënyrë të papenguar, është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen dhe të respektojnë masat. Ai bëri të ditur se nuk do të ketë kufizime të lëvizjes, ndërsa masat e miratuara një ditë më parë tek ne janë të pranishme në shumicën e vendeve evropiane.

“Është e qartë se përmes kësaj dërgojmë porosi për vaksinim dhe se ne i nxisim qytetarët që të vaksinohen meqë ky është ilaçi dhe mënyra e vetme që ekziston për të luftuar këtë pandemi. Është e rëndësishme që fëmijët të shkojnë në shkollë më 1 shtator, është e rëndësishme që të ketë regjistrim të suksesshëm, është e rëndësishme që zgjedhjet të përfundojnë siç duhet.”- deklaroi Zoran Zaev.