Zaev: Kriza është zbutur, virusi ende është i pranishëm

Është koha që të gjithë ne, si individë, por edhe si shoqëri, të përgatitemi për normalitetin e ri, të jetojmë me coronavirusin, tha në video fjalimin e tij kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të relaksohemi.

Duhet të vazhdojmë luftën kundër coronavirusit duke respektuar plotësisht masat për mbrojtjen e shëndetit. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse në fytyrë, të tilla si maskë apo shall, mbajtja e distancës fizike dhe rritja e higjienës personale janë pjesë e jetës sonë të re të përditshme. Këto masa themelore të mbrojtjes duhet të jenë rregulli ynë nga i cili nuk do të devijojmë. Kontributi ynë i përbashkët për normalitetin e ri dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

Në atë mënyrë, të gjithë veprojmë si ekip. Ne i ndihmojmë njëri-tjetrit së bashku, por ndihmojmë edhe punonjësit shëndetësorë që kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër virusit prej muajsh”, tha Zaev.