ZAEV konfirmon vërtetësinë e përgjimit ku of*endon rëndë SHQIPTARËT

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev përmes një statusi të tij në faqen zyrtare në rrjetin social facebook pranon vërtetësinë e audio-regjistrimit ku ai mund të dëgjohet se si i ofe*ndon rëndë shqiptarët.

Në këtë ska*ndal të madh shfaqet ana e errët e ish kryeministrit Zoran Zaev që kërkon edhe në këto zgjedhje vota tek elektorati shqiptar, madje për partner ka edhe një parti të “shqiptarëve” të cilët sipas Zaev vlejnë vetëm 5 monedha.

Në audio-regjistrimin e publikuar në youtube mund të dëgjohet një bisedë me karakter ofenduese e poshtërues në mes kreut të social-demokratëve dhe një personi tjetër.

Personi i panjohur në një pjesë të audio-regjistrimit i thotë Zaevit se shqiptarët tashmë po ua shkruajnë faturën, ndërsa Zaev i përgjigjet se shqiptarët nuk vlejnë as për pesë monedha.