Zaev: Koalicioni i LSDM-së do të jetë fitues, kemi bërë shumë për shtetin

Macedonian Prime Minister Zoran Zaev gives a press conference in Skopje on October 19, 2019. - North Macedonia's prime minister on Saturday called for early elections after the European Union failed to open membership talks for his Balkan state, which had been the key goal of his administration. (Photo by Robert ATANASOVSKI / AFP) (Photo by ROBERT ATANASOVSKI/AFP via Getty Images)

Në kongresin e 24-të të Lidhjes Social Demokrate në të cilën do të zbardhen edhe emrat e kandidatëve për deputet, kreu i kësaj partie, Zoran Zaev është lavdëruar me arritjet e qeverisjes së deritanishme.
Ai ka thënë se për dy vite e gjysmë mandate qeveria ka arritur ta rrisë rogën minimale dhe mesatare, ai tha se për dy vite e gjysmë qeveria ka arritur që nga një shtet armik me të gjithë të bëhet shtet mik.

Zaev tha se qeveria e LSDM-së nuk ka ndarë mjete për fasada e statuja dhe deklaroi se nuk ka ushtruar kontrolle mbi mediumet.
Zaev tha se koalicioni i LSDM-së do të jetë fitues edhe më 12 prill.