Kryeministri Zoran Zaev u shpreh optimist se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë deri në qershor.
“Unë mbes optimist dhe i bindur se me Bullgarinë do të gjejmë zgjidhje deri në qershor këtë vit”, tha Zaev.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE-në.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut është e bllokuar nga Bullgaria për nisjen e bisedimeve për anëtarësim për shkak të kontesteve historike dhe për gjuhën.