Zaev ja kthen Taravarit: Gënjeni, kërkoni falje publikisht ose shihemi në gjykatë

Kryeministri Zoran Zaev kategorisht i ka hedhur poshtë akuzat dhe dezinformatat se ai apo dikush tjetër me urdhër të tij ka ofruar para për një deputet, transmeton Pa Censurë.

Taravari sontë ka qenë i ftuar në TV Sitel ku ka akuzuar qeverinë se i ka ofruar para një deputeti nga radhët e tyre për t’iu bashkuar shumicës aktuale parlamentare.

“Për këtë manipulim të rëndë, gënjeshtra dhe shpifje, të gjitha veprimet ligjore do të ndërmerren përmes institucioneve të drejtësisë derisa z.Taravari të tërheqë menjëherë shpifjet dhe të kërkojë falje publike”, tha Zaev.Pa Censurë