Zaev: “Investimet kapitale në Propozim-buxhetin për vitin 2022 janë 37.8 miliarda denarë”

Kryeministri Zoran Zaev në Facebook shkroi se investimet kapitale janë jetë për ekonominë nacionale dhe se ndërtohet infrastrukturë për t’u ndërlidhur me fqinjët dhe rajonin.
“Në Propozim-buxhetin për vitin 2022 investimet kapitale janë me rekord prej 37.8 miliarda denarë dhe janë më shumë se deficiti buxhetore”, shkruan Zaev.

Ai shton se vetëm për Korridorin 8 janë ndarë 6 miliardë denarë dhe se do të investohet në austradat e reja Tetovë – Gostivar, Bukujçani dhe Trebenishta dhe Strugë Qafëthanë.
Në korridorin 10, shkruan Zaev, është paraparë ndërtimi i një pjese të rrugës Prilep – Manastir, ndërsa vazhdojnë punimet në autostradën Kërçovë – Ohër, Shkup – Bllacë si dhe disa rrugë ekstres.