Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deklaroi se e përjashton mundësinë që LSDM-ja t’i lëshojë në opinion bisedimet që janë paraqitur këto ditë, ndërsa në të cilat dëgjohet zëri i liderit të opozitës Hristijan Mickoski. Supozova se këtë e bën dikush nga të pranishmit në takim në të cilin ka pasur tre persona.
“Së pari kemi parë si janë incizuar takimet, lloj lloj njerëz dhe supozoj se ndokush prej tyre që kanë qenë në ato takime i kanë incizuar bisedat dhe i ka lëshuar. Kur Zaevi ka poseduar dëshmi publikisht i ka publikuar në mënyrë transparente në LSDM dhe çdoherë kur do të posedoj dëshmi do t’i publikoj publikisht dhe do t’i dorëzoj deri tek institucionet e sistemit”, deklaroi sot lideri i LSDM-së në pyetjen se kush i lëshon bisedat për kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski në internet.
Sipas tij, populli nga politikanët pret fushata pozitive, të dëgjojë ofertë për zgjidhje, perspektivë, ardhmëri, tërë ajo që është me rëndësi për çdo familje, për fëmijë, për të rinjtë.
Në takimet. sip thotë Zaev, nga ajo që është mundur të dëgjohet ka pasur tre persona Mickoski, një zë i femrës dhe Zoran Milevski Kiçeec.